AKK organizon punëtorinë për hartimin e draft-rregullores për monitorimin e IAAP-ve

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) ka organizuar punëtorinë për hartimin e draft-rregullores për monitorimin e Institucioneve për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (IAAP). Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte zhvillimi i një kuadri rregullativ të qartë dhe funksional që do të kontribuojë në forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe sigurimit të cilësisë në sistemin e kualifikimeve në Republikën e Kosovës.

 

Punëtoria mblodhi përfaqësues të institucioneve relevante dhe palëve të interesit, të cilët kontribuan në mënyrë aktive përmes diskutimeve të strukturuara dhe punës në grupe. Pjesëmarrësit ndanë rekomandime konkrete me qëllim të hartimit të një dokumenti gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm, që adreson nevojat aktuale dhe sfidat në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

 

Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe transparencës në sistemin e kualifikimeve, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Zëvendës Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, z. Naim Gashi, shprehu mbështetjen e tij për këtë proces, si dhe për zhvillimin dhe avancimin e sistemit kombëtar të kualifikimeve.