Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 30.05.2024
Në këtë takim u shqyrtua ankesa e Institucionit “Sellma Academy” si dhe janë shqyrtuar raportet finale të ekipeve të ekspertëve për Validim të Kualifikimit dhe Akreditim të Institucioneve. Pas shqyrtimit të raporteve, KD-AKK-së në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve, mori vendim për akreditim të 3 Institucioneve:
1. Institucioni “Dituria” me kualifikimin:
Muratorët dhe Punëtorët e Ngjashëm- Niveli III i KKK.
2. institucioni “Shehu Academy” për kualifikimin:
Metalpunues - Niveli IV i KKK.
3. Institucioni “Akademia e Ekselences në Biznes nga Denis Gafuri Consulting” për kualifikimin:
Shitja dhe shërbimi i Klientit - Niveli III i KKK.
Gjitashtu KD-AKK-së në këtë takim mori vendimin Nr. 01/402 lidhur me plotësimin e kritereve nga ana e Institucioneve në proces të akreditimit/validimit dhe riakreditimit/rivalidimit, si dhe për IAAP-t që aplikojnë për akreditim/validim dhe riakreditim/rivalidim në AKK.
Për të parë listën e institucioneve të akredituara dhe kualifikimeve te validuara për regjistrim të kandidatëve/studentëve, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1024
Për të parë listën me standarde të profesionit të aprovuara dhe të pa aprovuara deri më tani, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1018
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 30.05.2024
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022