Për AKK
AUTORITETI KOMBËTAR I KUALIFIKIMEVE
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve është një organ publik i pavarur, në pajtim me ligjin për Kualifikime Kombëtare në Kosovë. AKK është themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe to të veprojë në marrëveshje me Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë tjera relevante.
AKK e bënë të mundur
- Njohjen më të mirë kombëtare dhe ndërkombëtare të kualifikimeve
- Pjesëmarrjen më të gjerë në mësimin gjatë gjithë jetës
- Fleksibilitetin më të madh gjatë ofrimit të arsimit dhe aftësimit
- Njohjen e mësimit të bazuar në punë
- Progresin e përmirësuar për individ, nëpërmjet njohjes së mësimit paraprak dhe transferim të kredive
- AKK, gjithashtu, do të akreditojë institucionet për vlerësimin e nxënësve dhe lëshimin e certifikatave për kualifikimet e validuara në KKK
Një element thelbësor i sistemit kombëtar të kualifikimeve në Kosovë, do të jetë Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky është një organ i themeluar si rezultat i miratimit të Ligjit për Kualifikime. Përgjegjësia e tij do të jetë mbikëqyrja e kualifikimeve kombëtare krahas me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencinë Kosovare për Akreditim dhe organe tjera profesionale, të aprovuara për këtë qëllim me vendim qeveritar.
Misioni i AKK-së
Misioni i AKK-së është të mbikëqyrë dhe zhvillon Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës në partneritet me nxënësin/kandidatin, punëdhënësin dhe ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit në të gjitha nivelet dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë.
Vizioni i AKK-së është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar.