Punëtori lidhur me përshtatjen e programit rajonal të trajnimit për trajnerët e vlerësuesve
Punëtori lidhur me përshtatjen e programit rajonal të trajnimit për trajnerët e vlerësuesve të jashtëm me specifikat kombëtare
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me datë 15-16 Korrik, organizoi punëtorinë nacionale dy ditore që kishte për qëllim përshtatjen e programit rajonal të trajnimit për trajnerët e vlerësuesve të jashtëm me specifikat kombëtare. Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit Rritja e cilësisë së arsimit dhe aftësimit profesional në EQET SEE, projekt ky i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.
Në këtë punëtori morën pjesë koordinatorja nacionale e këtij projekti znj. Kaltrina Mulliqi si dhe ekspertë të angazhuar për përshtatjen e këtij programi rajonal të trajnimit për trajnerët e vlerësuesve të jashtëm. Sipas agjendës Znj. Mulliqi dha një pasqyrë të programit aktual të trajnimit rajonal, duke përfshirë modulet e trajnimit dhe qëllimet e programit. Takimi u fokusua në bazën ligjore të secilit institucion që merret me vlerësimin e jashtëm.
Të pranishmit ndanë njohuritë, përvojat dhe këndvështrimet e tyre rreth përmbajtes dhe metodologjisë së trajnimit të ndjekur.
Në fund të takimit u dakordua mbi hapat e ardhshëm për zbatimin e këtij programi të trajnimit, metodave, numrit të personave që planifikojnë të trajnohen si dhe për datat e mbajtjes së trajnimit.
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 31.07.2024
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022