Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 29.04.2024
Në këtë takim u shqyrtuan raportet finale të ekipeve të
ekspertëve për Validim të Kualifikimit dhe Akreditim të Institucioneve. Pas
shqyrtimit të raporteve, KD-AKK në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në
përputhje me rekomandimin e ekspertëve mori vendim për akreditim të
Institucionit:
1. Melita & Partners me kualifikimin:
Nënpunës i
Kontabilitetit - Niveli IV i KKK.
Gjitashtu
KD-AKK-së në këtë takim aprovoi aplikacionet për hyrje në proces të validimit
dhe akreditimit për institucionet me kualifikimet përkatëse:
1. IAAP “Deutschzentrum Kosovo”
me tri qendra Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë; me kualifikimin:
- Gjuhë Gjermane A1-C1 Sipas CEFR.
2. IAAP “Kaci Academy” me
kualifikimin:
- Parukier- Niveli IV i KKK.
3. “ IAAP “ Qendra për Trajnim
dhe Zhvillim Telekomi i Kosovës” me kualifikimin:
- Gjuhë Angleze- Nivelet A1, A2, B1, B2, C1
Sipas CEFR.
4. “IAAP “Shkolla Digjitale Pejë”
me kualifikimin:
- Programer Junior – Niveli I i KKK.
5. IAAP “Shkolla Digjitale
Prizren” me kualifikimin:
- Programer Junior –Niveli I i KKK.
6. IAAP “Instituti Profesionale
ATC” me kualifikimin:
- Udhëheqës i Hotelit –Niveli III i KKK.
7. IAAP “Diakonie Training Center” me kualifikimin:
- Parukeri – Niveli III i KKK.
Për të parë listën e
institucioneve të akredituara dhe kualifikimeve te validuara për regjistrim të
kandidatëve/studentëve, ju lutem klikoni këtu:
https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1024
Për të parë listën me standarde
të profesionit të aprovuara dhe të pa aprovuara deri më tani, ju lutem klikoni
këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1018
Me respekt,
Autoriteti Kombëtar i
Kualifikimeve
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 29.04.2024
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022