Konkurs

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, bazuar në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 35/2014 Kriteret dhe procedurat per validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare dhe akreditimin e  Institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë,  hap konkurs publik për angazhim të ekspertë të jashtëm për të qenë pjesë e paneleve që do të marrin pjesë në verifikimin e standardeve të profesionit, në procesin e validimit dhe të akreditimitn të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) si dhe në procesin e validimit  dhe akreditimit për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) të IAAP-ve nga sektorët/profilet:

 

• Argjendar

• Ndarësit e mbeturinave (Operator i trajtimit të azbestit dhe materialeve me përmbajtje azbest)

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-          Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

-          Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;

-          Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

-          Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;

-          Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

-          Ekspertët vendor duhet të jenë shtetas të Republikës së kosovës dhe të flasin njërën nga gjuhët zyrtare.

-          E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-          Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë marrëveshje ligjore me AKK,

-          Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të   institucioneve,

-          Realizojnë vizita në terren,

-          Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

-          Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,

-          I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet,  t`i paraqesin dokumentet si në vijim:

-          CV në formatin europass;

-          Diplomat dhe certifikatat;

-          Dëshmitë e përvojës së punës/Referencat.

Dokumentet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen.

Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tek  donjeta.brahimi@rks-gov.net

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, www.akkks.rks-gov.net

Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë. Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 22.05.2025 deri më 29.05.2025.