Konkurs publik për angazhim të ekspertëve të jashtëm
Konkurs
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, bazuar në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 35/2014 Kriteret dhe procedurat per validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare dhe akreditimin e Institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë, hap konkurs publik për angazhim të ekspertë të jashtëm për të qenë pjesë e paneleve që do të marrin pjesë në verifikimin e standardeve të profesionit, në procesin e validimit dhe të akreditimitn të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) si dhe në procesin e validimit dhe akreditimit për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) të IAAP-ve nga sektorët/profilet:
• Siguria Kibernetike
• Banakier
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
- Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
- Të kenë njohuri të teknologjisë informative.
- Ekspertët vendor duhet të jenë shtetas të Republikës së kosovës dhe të flasin njërën nga gjuhët zyrtare.
- E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë marrëveshje ligjore me AKK,
- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të institucioneve,
- Realizojnë vizita në terren,
- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
- I raportojnë Drejtorit të AKK.
Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, t`i paraqesin dokumentet si në vijim:
- CV në formatin europass;
- Diplomat dhe certifikatat;
- Dëshmitë e përvojës së punës/Referencat.
Dokumentet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen.
Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tek donjeta.brahimi@rks-gov.net
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, www.akkks.rks-gov.net
Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë. Tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit: Nga data 21.03.2025 deri më 27.03.2025.
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 20.03.2025
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022