Konkurs

Konkurs
 
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, bazuar në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 35/2014 Kriteret dhe procedurat per validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare dhe akreditimin e  Institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë,  hap konkurs publik për angazhim të ekspertë të jashtëm për të qenë pjesë e paneleve që do të marrin pjesë në verifikimin e standardeve të profesionit, në procesin e validimit dhe të akreditimitn të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) si dhe në procesin e validimit  dhe akreditimit për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) të IAAP-ve nga sektorët/profilet:
Pastruesit dhe ndihmësit në shtëpi, hotele, dhe objekte tjera;
Punëtorët e inxhinierisë civile.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
Të kenë njohuri të teknologjisë informative.
Ekspertët vendor duhet të jenë shtetas të Republikës së kosovës dhe të flasin njërën nga gjuhët zyrtare.
E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë marrëveshje ligjore me AKK,
Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të   institucioneve,
Bëjnë verifikimi e standardeve të profesionit,
Realizojnë vizita në terren, 
Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
I raportojnë Drejtorit të AKK.
Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet,  t`i paraqesin dokumentet si në vijim:
CV në formatin europass;
Diplomat dhe certifikatat; 
Dëshmitë/Referencat.
Dokumentet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen. 
Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tek donjeta.brahimi@rks-gov.net 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, www.akkks.rks-gov.net
Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë. Tel: 038- 212 595 
Afati i aplikimit: Nga data 31.01.2025 deri më 06. 02.2025.