Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 12.08.2024

Në këtë takim u shqyrtua ankesa e Institucionit “Prime Education SH.P.K.” si dhe u shqyrtuan raportet finale të ekipeve të ekspertëve për Validim të Kualifikimit dhe Akreditim të Institucioneve.
Pas shqyrtimit të raporteve, KD-AKK-së në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve, mori vendim për akreditim të 3 Institucioneve:

1. Riakreditohet dhe rivalidohet Institucioni Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji “UBT” me kualifikimet:

  • Teknik i Laboratorit Mjekësor- Niveli III dhe IV i KKK

2. Akreditohet dhe validohet Institucioni “Probit Academy” me kualifikimet:

  • Zhvillues i Web Aplikacioneve, niveli i IV i KKK;
  • Zhvillues Junior i Web Aplikacioneve, niveli III i KKK;
  • Zhvillues Junior i Aplikacioneve, niveli I i KKK.

 3. Riakreditohet dhe rivalidohet Institucioni “International Beauty Brends Clarissa” me kualifikimet:

  • Manikyrist/e-Niveli III i KKK.

 

Për të parë listën e institucioneve të akredituara dhe kualifikimeve te validuara për regjistrim të kandidatëve/studentëve, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1024

Për të parë listën me standarde të profesionit të aprovuara dhe të pa aprovuara deri më tani, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1018
Me respekt,
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve