Trajnim në lidhje me përdorimin e platfomës së Regjistrit Kombëtar të Kualifikimeve

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, organizoi trajnimin për përdorimin e platformës së Regjistrit Kombëtar të Kualifikimeve.

AKK me mbështetje nga ALLED2 dhe me bashkëpunim me OE Unisoft kane zhvilluar platformën me rendësi nacionale për republikën e Kosovës të quajtur Regjistri Kombëtar i Kualifikimeve. Kjo platforme do ti ketë të gjitha kualifikimet e akredituara të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve pra prej nivelit 1-8.

Në këtë trajnim ishin të përfshirë përfaqësues të Institucioneve të ndryshëm, qofte të arsimit dhe aftësimit profesional, të mesëm si dhe të lartë.
Gjate trajnimit janë prezantuar të gjitha funksionet e platformës se Regjistrit si dhe është  diskutuar për nevojat dhe rekomandimet e institucioneve për çështje të ndryshme rreth përdorimit të kësaj platforme.