Konkurs

Konkurs

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta,  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve të profesionit, në procesin e validimit dhe të akreditimit si dhe në procesin e akreditimit për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) nga fushat:

 

  • Biblotekarë
  • Dizajn Grafik dhe Multimedia
  • Gjuha e shenjave

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-        Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

-        Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;

-        Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

-        Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulës, zhvillim të programeve;

-        Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-        Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

-        Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacionin për verifikimin e standardeve të profesionit, ofruesve të IAAP për validim dhe akreditim të   institucioneve, si dhe për akreditimin për zbatim të NjMP,

-        Realizojnë vizita në terren,

-        Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

-        Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,

-        I raportojnë Drejtorit të AKK.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet,  ti paraqesin dokumentet si në vijim:

-        CV në formatin europass;

-        Diplomat dhe certifikatat;

-        Referencat.

Dokumentet e pa kompletuara nuk do të shqyrtohen.

Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tekdonjeta.brahimi@rks-gov.net.

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 15.07.2024 deri më 19.07.2024.

Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net