Punëtori lidhur me praktikat e mira evropiane ne zbatimin e metodologjive të vlerësimit të jashtëm

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, javën që shkoi organizoi punëtorinë nacionale që kishte për qëllim përzgjedhjen e praktikave nga praktikat e mira evropiane në zbatimin e metodologjive të vlerësimit të jashtëm. Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit Rritja e cilësisë së arsimit dhe aftësimit profesional në EQET SEE, projekt ky i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.
Në këtë punëtori morën pjesë koordinatorja nacionale e këtij projekti znj. Kaltrina Mulliqi si dhe ekspertë të angazhuar për përzgjedhjen e këtyre praktikave. Sipas agjendës u prezantua dokumenti i praktikave të mira evropiane në metodologjitë e vlerësimit të jashtëmi i cili përfshinte një përmbledhje të metodologjive të ndryshme të përdorura në vende të ndryshme evropiane, duke theksuar pikat e forta, dobësitë dhe zbatueshmërinë e tyre në kontekste të ndryshme. Të pranishmit ndanë njohuritë, përvojat dhe këndvështrimet e tyre mbi efektivitetin e metodologjive të ndryshme.
Në fund të takimit u dakordua mbi hapat e ardhshëm për zbatimin e këtyre praktikave mbi metodologjitë e përzgjedhura për të vlerësuar qëndrueshmërinë e këtyre praktikave në përputhje me kërkesat nacionale.