Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 26.01.2024.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 26.01.2024.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës është shqyrtuar dhe aprovuar “Plani i Punës për AKK-në për vitin 2024”. Gjithashtu u shqyrtuan raportet finale të ekipeve të ekspertëve për Validim te Kualifikimit dhe Akreditim të Institucioneve. Pas shqyrtimit të raporteve, KD-AKK në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve mori vendim për akreditim/riakreditim të 4 Institucioneve me këto kualifikime:

1. "Flutura Academy"

Zhvillues Softueri Junior;
Kurse të gjuhës Gjermane Niveli Al -B1.

2. "Star Nails Academy" SH.P.K

Manikyrist/e.

3. " The Cambridge School":

Gjuhe Angleze;
Gjuhe Gjermane. 

4. " Instituti AAB" me kualifikimet:

Auditor i Brendshëm i Certifikuar;
Auditor i Certifikuar;
Kontabilist i Certifikuar;
Teknik i Kontabilitetit.


Gjithashtu në këtë takim u shqyrtuan dhe janë aprovuar raportet për verifikim të Standardeve të Profesionit nga paneli i ekspertëve:

Punetoret per mihje dhe te ngjashem;
Kultivuesit e kulturave te perziera dhe rritesit e kafsheve;
Salduesit dhe preresit me flake;
Ciceronet e udhetimit;
Pergatitesit dhe drejtuesit e metalit strukturor. 

Për të parë listën e institucioneve të akredituara dhe kualifikimeve te validuara për regjistrim të kandidatëve/studentëve, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1024

Për të parë listën me standarde të profesionit të aprovuara dhe të pa aprovuara deri më tani, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1018

Me respekt,

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve