Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 21.12.2023
Në këtë takim u shqyrtuan raportet finale të ekipeve të ekspertëve për Validim të Kualifikimit dhe Akreditim të Institucioneve. Pas shqyrtimit të raporteve, KD-AKK në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve mori vendim për akreditim të Institucionit:
1.Fashion Teknologji” me kualifikimin:
Modelist, prerës dhe punues i tekstilit - Niveli IV i KKK.
Gjithashtu në këtë takim KD-AKK-së u është prezantuar platforma elektronike e Regjistrit Kombëtar të Kualifikimeve nga kompania e cila e ka zhvilluar atë UniSoft si dhe nga përfaqësuesit e projektit ALLED2 z. Anton Gojani dhe Profesoresha znj. Ferdije Zhushi.
Pas prezantimit, KD i AKK-së ka miratuar me vota unanime Regjistrin e Kualifikimeve Kombëtare.
Për të parë listën e institucioneve të akredituara dhe kualifikimeve te validuara për regjistrim të kandidatëve/studentëve, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1024
Për të parë listën me standarde të profesionit të aprovuara dhe të pa aprovuara deri më tani, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1018
Me respekt,
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 21.12.2023
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022