Punëtori lidhur me Monitorimin dhe Regjistrin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

AKK prezanton Draft-manualin për monitorim pas akreditimit dhe regjistrin Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK)

 

Autoriteti  Kombëtarë i Kualifikimeve, në bashkëpunim me projektin ALLED 2, kanë prezantuar Draft-manualin për monitorim pas akreditimit të Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i cili ka për qëllim monitorimin e përformancës së IAAP dhe konstatimit të përmbushjes së kritereve të validimit dhe akreditimit, si dhe zgjerimin e mundësive të nxënësve dhe aksesit për të përdorur ofrimin e kualifikimeve të besueshme dhe të garantuara me cilësi.

Në kuadër të këtij dokumenti janë prezantuar edhe dy formatet e draft raporteve pas procesit të monitorimit, draft raporti i monitorimit nga ekspertët e AKK-së dhe draft raporti i monitorimit të stafit të AKK-së. Po ashtu në këtë punëtori është prezantuar edhe Drafti i parë i Udhëzimit Administrativ për monitorim pas akreditimit të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i cili paraqet një rëndësi të veçantë në sigurimin e cilësisë në këto institucione.

Zv.drejtori i AKK-së, Arbër Salihu ka folur për rëndësinë e këtyre mekanizmave të rëndësishëm për avancimin e procesit të monitorimit pas akreditimit, ndërsa ka falënderuar përfaqësuesit e Projektit ALLED 2 për ekspertizën e ofruar në këtë proces të rëndësishëm për AKK-në.

Krahas Draft-manualit për monitorim pas akreditimit të IAAP, është prezantuar edhe platforma elektronike për regjistrin e KKK-së në Kosovë, me qëllim të procesit të regjistrimit të kualifikimeve të ofruesve të akredituar për zbatimin e kualifikimeve të cilësisë së lartë të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK).

Projekti ALLED2 do të vazhdojë të mbështesë dhe përmirësojë programet e AAP-së. Objektivi specifik i këtij projekti është të forcojë cilësinë dhe rëndësinë e arsimit dhe programet e trajnimit për tregun e punës, dhe për të mbështetur përshtatjen e legjislacionit kornizën dhe mekanizmat si parakusht për rritjen e punësueshmërisë.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, përfaqësues të ALLED 2, GIZ, Institucione publike dhe private dhe përfaqësues nga Agjenisoni i Punësimit.