Pjesmarrja e AKK në projektin “EQET SEE”

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) se bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) janë pjesë projektit “Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në Europen Jug Lindore – EQET SEE” i implementuar nga Iniciativa e Reformës Arsimore e Evropës Juglindore/ Education Reform Initiative of South Eastern Europe - ERI SEE me fokus komponentën e sigurimit të cilësisë së jashtëm.

Projekti “EQET SEE” synon të kontribuojë në reduktimin e papunësisë së të rinjve në Evropën Juglindore duke mbështetur zhvillimin e arsimit të orientuar nga tregu i punës, gjithëpërfshirjes sociale si dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në vendet si Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Moldavi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbisë. Projekti zbatohet në bashkëpunim me partnerët strategjik, ministritë e arsimit, OeAD dhe Konferencën e Përhershme Ndërkombëtare të Inspektorateve (SICI), partnerët lokalë, Fondacionin Evropian të Trajnimit (ETF) dhe WB6 CIF. Në nivel kombëtar, projekti zbatohet nga agjensitë/departamentet e AAP, Odat ekonomike dhe agjencitë e sigurimit të cilësisë (SC) në arsimin para-universitar nga rajoni.

Nën organizimin e sekretariatit të ERI SEE, së bashku me përfaqësuesit dhe partnerët strategjik të projektit, Fondacionin Evropian të Trajnimit (ETF), përfaqësues nga vendet anëtare të projektit, si dhe ekspert ndërkombëtarë për sigurimin e cilësisë, menaxhimin e të dhënave dhe fushave tjera, përfaqësuesit e AKK dhe MASHTI morren pjese në aktivitete të ndryshme të projektit. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, MASHTI u përfaqësua nga Departamenti i AAP dhe Inspektoriati i Arsimit të Kosovës.

Fillimisht, në muajin Mars të vitit 2022 në Beograd u mbajt takimi i “Vizionit të Politikave” për të eksploruar rolin e vlerësimit të jashtëm të institucioneve dhe qasjet për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, efikasitetit dhe efektivitetit të proceseve të Sigurimit të Cilësisë (SC), në mënyrë që të arrijnë pozicionet e përbashkëta ose vizionin rajonal mbi aspektet e përbashkëta të vlerësimit të jashtëm të cilësisë.

Më tutje, në prill të këtij viti në Podgoricë, u zhvillua trajnimi për menaxhimin e të dhënave dhe politikëbërjen e bazuar në dëshmi, aktivitet ky i organizuar në kuadër të komponentiës së Sigurimit të Cilësisë të projektit “EQET SEE”. Trajnimi për menaxhimin e të dhënave dhe hartimin e politikave të bazuara në dëshmi u organizua me qëllim të përmirësimit të procesit të mbledhjes, analizës dhe përdorimit të të dhënave në procesin e vlerësimit të jashtëm dhe lehtësimin e shkëmbimit të përvojave ndërmjet politikëbërësve dhe ekspertëve të sigurimit të cilësisë nga vendet e Evropës Juglindore dhe Moldavisë.

Në vazhdimësi, në maj të 2020 në Beçiç të Malit të Zi, u mbajt takimi për zhvillimin e standardit të kompetencave për vlerësuesit e jashtëm. Ky takim u organizua me qëllim të zhvillimit të një standardi rajonal të kompetencave për vlerësuesit e jashtëm.

Projekti “EQET SEE” financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe bashkëfinancuar nga Iniciativa e Reformës Arsimore e Evropës Juglindore (ERI SEE).

Për më shumë: https://www.erisee.org/a-new-regional-project-eqet-see.../,