Konkurs për plotësimin e vendit te lirë të punës
Konkurs për plotësimin e vendit te lirë të punës
Titulli i vendit të punës: | Zyrtar i lartë ligjor |
---|---|
Kategoria funksionale: | Profesional 1 |
Klasa e pagës: | 113 |
Koeficienti i pagës: | 5.7 |
Kohëzgjatja: | Me afat te pacaktuar, pozite jo e karrierës Zëvendësimin i përkohshëm i nëpunësit civil |
Misioni: Misioni i Divizionit për Administratë është ofrimi i shërbimeve kualitative administrative bazuar ne dispozitat ligjore dhe standardet ne AKK.
Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i mbështetjes profesionale përmes analizave, këshillave dhe ekspertizave me qëllim të përmbushjes së objektivave të përcaktuara të njësisë organizative, pa mbikëqyrje të afërt në punë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
? Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës, harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet
? Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e AKK në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi
? Analizon pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës nga fushveprimtaia e AKK
? Siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të tri gjuhët zyrtare, si dhe përcjellë dhe menaxhon procedurat e hartimit dhe dorëzimit të akteve ligjore dhe nënligjore nga fushveprimtaria e AKK
? Siguron që procesi i validimit dhe akreditimit realizohet në bazë të legjislacionit në fuqi
? Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë se AKK dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit%
? Zhvillon, zbaton dhe monitoron të gjitha procedurat e kërkuara të personelit që kanë të bëjnë me planifikimin e burimeve njerëzore, kërkesat e përzgjedhjes dhe të rekrutimit të personelit, për të siguruar që AKK funksionon në përputhje me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira
? Zhvillon proceduren administrative dhe ofron mbështetje profesionale për udhëheqësin lidhur me zbatimin e legjislacionit nga fushveprimtaria e AKK, si dhe menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore
? Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Arsimimi i kërkuar: Shkencat Juridike-Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
- Kualifikime të posaçme formale.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
- Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,
Access);
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Formularët për aplikim merren në zyrën e AKK, adresa Rr. Agim Ramadani nr. 26 PrishtinëQendra e Studentëve ose në u=web-faqen e AKK -së https://akkks.rks-gov.net/.
Me rastin e aplikimit kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
- Diplomën e shkollimit
- Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
- Dëshmi për përvojë pune
- Pasqyra e trustit pensional
- Certifikatë që nuk jeni nën hetime
- Dokumentin e identifikimit
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dokumenteve të nevojshme mund të dorëzohen drejtpërdrejtë tek Zyrtarja administrative ose përmes postës-elektronike info.akk@rks-gov.net.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
Aplikimi përmes sistemit SIMBNj: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=3
Procedura e konkursit
Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038- 212 595 Afati i aplikimit nga data 14. 07. 2023 deri më 26. 07. 2023.
Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 14.07.2023
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022
-
Pjesmarrja e AKK në projektin “EQET SEE”
26.05.2022