Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 03.05.2023
Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 03.05.2023.
Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan ankesat e institucioneve “KTC dhe IADK”. Gjithashtu u shqyrtuan raportet finale të ekipeve të ekspertëve për Validim të Kualifikimit dhe Akreditim të Institucioneve. Pas shqyrtimit të raporteve, KD-AKK në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve mori vendim për akreditim/riakreditim të 3 Institucioneve me këto kualifikime:
1. QAP Pejë:
- Qumështar
- Menaxher i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla
- Nëpunës i kontabilitetit
2. QAP Mitrovicë:
- Metalpunues;
- Zdrukthëtar.
6. Kolegji Biznesi
- Ekspert për Siguri dhe Shëndet në punë.
KD i AKK në këtë takim shqyrtoi aplikacionet për hyrje në proces të validimit dhe akreditimit për institucionet me kualifikimet përkatëse:
Institucioni " IAAP Qendra Profesionale për gjithëpërfshirje " me kualifikimin:
- Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.
Për të parë listën e institucioneve të akredituara dhe kualifikimeve te validuara për regjistrim të kandidatëve/studentëve, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1024
Për të parë listën me standarde të profesionit të aprovuara dhe të pa aprovuara deri më tani, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1018
Me respekt,
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 03.05.2023
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022
-
Pjesmarrja e AKK në projektin “EQET SEE”
26.05.2022