Punëtori lidhur me zhvillimin e manualit për KKSC
Punëtori lidhur me zhvillimin e manualit për përdoruesit dhe zbatuesit e Kornizës Kombëtare të Sigurimit të Cilësisë (KKSC) në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP).
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me mbështetje nga Qeveria Gjermane përmes GIZ, organizoi punëtorinë për prezantimin e manualit për përdoruesit dhe zbatuesit e KKSC në AAP, dokument ky i zhvilluar me mbështetjen e GiZ. Zhvillimi i manualit për përdoruesit dhe zbatuesit e KKSC është bazuar në analizën e gjendjes së nevojave si pjesë përbërëse e projektit.
Në këtë punëtori ishin të përfshirë palë të ndryshme të interesit me qëllim të marrjes së informatave kthyese dhe rekomandimeve shtesë në lidhje me përmbajtjen e manualit të KKSC.
Me respekt,
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 03.02.2023
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022
-
Pjesmarrja e AKK në projektin “EQET SEE”
26.05.2022