Konkurs për eksperta të jashtëm

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve hap konkurs publik për aplikim të ekspertëve për angazhim për procesin e verifikimit të standardeve të profesionit, të validimit të kualifikimit dhe të akreditimit të institucionit si dhe të akreditimit të institucionit për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) nga sektorët/profilet:

 

  • Administrues i rrjetave
  • Zhvillues i ueb aplikacioneve 
  • Teknologji informative dhe komunikim
  • Teknik i kontabilitetit 
  • Kontabilist i certifikuar
  • Auditor i certifikuar 
  • Ekonomi
  • Grimer
  • Pedikyrist
  • Parukier
  • Manikyrist 
  • Estetikë
  • Microblading artist/artiste
  • Gjuhë Angleze
  • Gjuhë frënge
  • Gjuhë Italiane
  • Gjuhe Gjermane
  • Nëpunës i prodhimit (përpunimit)
  • Punëtorët e impiantit për gjenerimin e energjisë
  • Punëtorët e zejes me tekstil, lëkurë dhe materiale të ngjashëm
  • Ndihmës kuzhinier
  • Kuzhinier
  • Bërës Ëmbëlsirash
  • Picaman
  • Automekanik
  • Instalues i ngrohjes qëndrore /Ujit dhe Kanalizimit 
  • Zjarrfikës
  • Rrobaqepës
  • Modelues
  • Murator
  • Instalues elektrik
  • Metalpunues
  • Asistent i stomatologjisë
  • Teknik i Laboratorit
  • Teknik i Farmacisë
  • Infermier i përgjithshëm
  • Menaxher i ndërmarrjeve mikro dhe te vogla
  • Nëntoger i forcave te armatosura
  • Siguria ne punë
  • Teknikët e inxhinierisë elektrike
  • Teknikët e inxhinierisë elektronike
  • Vlerësues i pronave te paluajtshme
  • Hidrauliket dhe montuesit e tubave
  • Mekaniket e montuesi elektrike
  • Bujqësi
  • Shtruesit e dyshemeve dhe punëtorët për vendosjen e pllakave
  • Punëtor për mbledhje, kultivim, përpunim të frutave të maleve
  • Punëtor për mbledhje, kultivim, përpunim të bimëve mjekësore-aromatike
  • Profesionist i punëve xheodezike kadastrale
  • Instruktor në vendin e punës
  • Instruktor/ Mësimdhënës për të rritur, 
  • Trajner në kompani  
  • Asistent i Nutricionizmit dhe Sigurisë së ushqimit
  • Specialist i mbrojtjes nga zjarri
  • Teknik i Farmacisë
  • Shitës me shumicë dhe pakicë
  • Udhëheqës i grupit turistik
  • Instruktor i vozitjes
  • Profesionistët-Specialistët e Administrimit të Politikave
  • Kultivues i rrushit dhe kultivues i perimeve, 
  • Asistent i punëtorit të prodhimit- përpunim i frutave, perimeve dhe mishit
  • Asistent i punëtorit të kulturave bujqësore- Prodhim i perimeve (Arsimi i fëmijëve me nevoja të veçanta)
  • Konzervues i Pemëve dhe Perimeve Asistent i Punëtorit të prodhimit-përpunimi i frutave, perimeve dhe mishit (Arsimi   për fëmijë me nevoja të veçanta) 
  • Trajner për armë të zjarrit
  • Asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore
  • Këshilltar i karrierës
  • Asistent i fizioterapisë
  • Transport rrugor
  • Trafik rrugor
  • Oficer doganor
  • Agjent turistik i informimit për udhëtime
  • Asistent i kujdesit social shëndetësore
  • Teknik i agrobiznesit
  • Qumështar
  • Dizajn i drurit dhe interierit
  • Përpunimi i drurit
  • Shoferet e makinave taksive dhe furgonave
  • Operuesit e impianteve të vinçave dhe te ngjashëm
  • Operuesit e impianteve lëvizës se dheut dhe te ngjashëm, 
  • Operuesit e kamionëve te ngritjes, 
  • Konsulent i menaxhmentit
  • Teknik/e për hotele-restorante
  • Polic i ri
  • Inspektor i inspektoratit policor të Kosovës
  • Prodhuesit e tapicerive (sfungjerëve) dhe të ngjashëm
  • Teknik i operimit me TIK
  • Teknikët e inxhinierisë së telekomunikimit
  • Punëtorët e zejes me tekstil, lëkurë dhe materiale të ngjashme 
  • Teknikët e bujqësisë
  • Ndërtuesit e shtëpive 
  • Punëtorët e kornizave të ndërtimit
  • Shtruesit e dyshemesë dhe punëtorët për vendosjen e pllakave
  • Suvatuesit
  • Ngjyrosësit dhe punëtorët e ngjashëm
  • Mekanikët e kondicionerëve dhe të ftohjes
  • Punëtorët e impiantit për gjenerimin e energjisë
  • Prodhuesit e tapicerive dhe të ngjashëm
  • Dizajnerët dhe dekoderet e enterierit
  • Nëpunës i prodhimit
  • Udhëheqës/e i/e hotelit
  • Këpucëtarët dhe punëtoret e ngjashëm
  • Zyrtar policor
  • Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës
  • Zyrtar Korrektues
  • Zyrtar Sprovues
  • Zyrtar Doganor
  • Mekanikët dhe riparuesit e automjeteve
  • Mekaniket dhe riparuesit e automjeteve bujqësorë
  • Teknik i Pylltarisë
  • Ngjyrosësit me spërkatje dhe lastruesit me llak
  • Kamarieret
  • Mekaniket dhe punëtorët e servisimit të paisjeve elektronike
  • Prodhuesit e produkteve të bylmetit
  • Punëtorët e llamarinave
  • Minandezes
  • Punëtorë te lendeve plasëse dhe shpërthimeve
  • Ekspert i sigurimit te cilësisë për IAAP

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikim profesional përkatës dhe përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
  • Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
  • Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
  • Të kenë njohuri për zhvillimin e kualifikimeve profesionale dhe te tregut të punës;
  • Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë me AKK.
  • Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacionin përkatës për verifikimin e standardeve te profesionit, për validim te kualifikimeve dhe akreditim të   institucioneve si dhe akreditim te institucioneve që zbatojnë NjMP.
  • Realizojnë vizita në terren, takime me ekspert nga tregu i punës.
  • Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre.
  • Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet finale.
  • Hartojnë raport pune për AKK.

 

AKK inkurajon të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kriteret që të paraqesin dokumentet si në vijim:

  • CV në formatin europass;
  • Diplomat dhe certifikatat;
  • Dëshmi lidhur me përvojën e punës.

 

Dokumentet që nuk i plotësojnë kriteret e lartcekura nuk do të shqyrtohen. 

 

Aplikimi bëhet në formë elektronike në këtë email: donjeta.n.gashi@rks-gov.net. 

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

Tel: 038- 212 595 

Afati i aplikimit: Nga data 08.08.2022 deri më 16.08.2022.

Për më shumë klikoni:  https://tinyurl.com/4dvvjuhp apo  www.akkks.rks-gov.net