Këshilli drejtues i autoritetit kombëtar të kualifikimeve (KD i AKK), mbledhja e datës 05.08.2022
Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan raportet finale të ekipeve të ekspertëve për Validim të Kualifikimit dhe Akreditim të Institucioneve. Pas shqyrtimit të raporteve, KD-AKK në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve mori vendim për akreditim/riakreditim të 17 Institucioneve me këto kualifikime:
1. Qendra e Kompetencës - Prizren:
-Këshilltar për Karrierë.
2. IAP ”Dekoriti Training Center:
-Zdrukthëtar.
3. IAAP URA VIZION “EUROSCHOOL:
-Asistent Dentar.
-Teknik i Farmacisë
-Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë.
4. SHML Imperium:
-Asistent Dentar
-Teknik i Farmacisë
-Teknik i Laborantit Mjekësor.
5. Kolegji ISPE:
-Asistent i Fizioterapisë
-Teknik i Farmacisë.
6. Qendra Inovative Korabi, “Korabi Corporation”:
-Ndihmës Kuzhinier.
7. Alma Mater Europea Campus College Rezonanca & Poliklinika Rezonanca:
-Asistent i Fizioterapisë
-Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
-Teknik Dentar
-Teknik i Farmacisë.
8. UBT
-Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
-Teknik i Laborantit Mjekësor.
9. SHMLM ANADRINIA MED:
-Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë.
10. Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “AKADEMI PROFESIONALE DC”
-Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë.
11. Instituti Profesional “ATC":
-Instalues i Ujësjellësit dhe Kanalizimit
-Menaxher i Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla.
12. TC MEISTER:
-Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë.
13. Qendra për Studime Universitare QSU:
-Operator i Robotëve Industrial-Teknik i Drejtimit të Proceseve Mekatronike.
-Instalues Elektrik
-Instalues i Ngrohjës, Klimatizimit dhe Ujësjellësit.
14. QPAP “OXFORD STUDIO":
-Gjuhës Angleze, niveleve A1 deri në C2.
15. Gutenberg Academy:
-Gjuhës Gjermane, Niveli A1 deri në C1
-Gjuhës Angleze, niveleve A1 deri në C1.
16. Deutschzentrum Kosovo:
-Gjuhës Gjermane, Niveli A1 deri në C1.
17. Qendra e Gjuhëve të Huaja - EU:
-Gjuhës Gjermane, Niveli A1 deri në C1.
Në këtë takim u shqyrtua dhe është aprovuar raporti për verifikim të Standardit të Profesionit nga paneli i ekspertëve:
-Minandezës - Gjuajtësit dhe shpërthyesit (Niveli i IV) dhe
-Operator me lëndë plasëse - Gjuajtësit dhe shpërthyesit (Niveli i V).
Gjithashtu, KD i AKK në këtë takim aprovoi aplikacionet për hyrje në proces të validimit dhe akreditimit për institucionet me kualifikimet përkatëse:
1. Institucioni "Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë se Kosovës (IADK)" me kualifikimet:
-Bërës Ëmbëlsirash
-Punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të frutave të malit
-Punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të bimëve mjekësore-aromatike.
2. Institucioni "Këshilli i Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare" me kualifikimin:
-Bashkëpunëtor profesional i Punëve Sociale.
-Profesionistët e Punëve Sociale dhe te Këshillimit
-Menaxher i Mirëqenies Sociale.
3. Institucioni "Don Bosko" me kualifikimet:
-Teknologji Informative dhe e Komunikimit.
4. Institucioni "Gjon Nikollë Kazazi" me kualifikimin:
-Teknologji Informative dhe e Komunikimit.
Për të parë listën e institucioneve të akredituara dhe kualifikimeve te validuara për regjistrim të kandidatëve/studentëve, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1024
Për të parë listën me standarde të profesionit të aprovuara dhe të pa aprovuara deri më tani, ju lutem klikoni këtu: https://akkks.rks-gov.net/Documents?idType=1018
Me respekt,
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 05.08.2022
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022
-
Pjesmarrja e AKK në projektin “EQET SEE”
26.05.2022