Takimi me Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Rini dhe Sport
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) sot priti në takim Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Rini dhe Sport në të cilin u diskutua për zhvillimet, progresin dhe sfidat e AKK.
Në këtë takim morën pjesë nga komisioni parlamentar si nënkryetare e parë znj. Albena Reshitaj, znj. Vlora Dumoshi anëtare, znj. Arijeta Rexhepi anëtare, znj. Arjeta Fejza anëtare dhe z. Jahja Kokaj anëtar. Ndërsa nga Këshilli Drejtues i AKK (KD-AKK), morën pjesë kryetari i KD- AKK z. Agron Bajraktari, znj. Ryve Prekorogja anëtare, Vjollca Gërvalla anëtare, znj. Fatlinda Gashi anëtare si dhe ud. Drejtori i AKK z. Avni Gashi dhe z. Milot Hasangjekaj ekspert për kualifikimeve.
Takimi kishte në fokus shpalosjen e punës të KD-AKK si dhe aktivitetet dhe të arriturat e AKK në raport me implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), sigurimin e cilësisë, standardet e profesionit, Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP), monitorimin, etj. Ky takim kishte karakter mbështetës me qëllim të informimit dhe përkrahjes së mëtutjeshme për punën e AKK.
- Autor: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
- Data e publikimit: 21.06.2022
Lajmet tjera
-
NJOFTIM
30.06.2022
-
Pjesmarrja e AKK në projektin “EQET SEE”
26.05.2022