Validimi shqyrton nëse një kualifikim ose modul i propozuar i plotëson kërkesat për përfshirje në KKK. Vlerësohen arsyetimi dhe nevoja për kualifikimin, rezultatet e matshme të të nxënit, niveli, kreditë, struktura dhe mënyra e vlerësimit.

Aplikimi shqyrtohet nga ekspertët e përzgjedhur nga AKK. Aplikuesit i mundësohet të komentojë faktet në draftraport. Pas shqyrtimit të raportit dhe komenteve, Këshilli Drejtues merr vendimin përkatës. Kualifikimet ose modulet e miratuara përfshihen në KKK dhe bëhen publike.

Udhëzuesi për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve.

Formulari i aplikimit për validim.

Modeli i formatit të kualifikimit.

Lista e dokumenteve dhe dëshmive për validim.