Njohja e mësimit paraprak (NjMP)
Njohja e Mësimit Paraprak u mundëson individëve të kërkojnë vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të fituara më herët, përmes arsimit, trajnimit, punës ose përvojave të tjera. Vlerësimi mbështetet në dëshmi dhe në kërkesat e kualifikimit përkatës; përvoja e punës nuk sjell automatikisht certifikim.
Kandidatët duhet të kontaktojnë një institucion të akredituar për zbatimin e NjMP-së për kualifikimin përkatës. Institucioni i udhëzon për kërkesat, dokumentimin e përvojës dhe vlerësimin. Rezultati përcaktohet nga kompetencat e dëshmuara kundrejt standardit. Institucionet që dëshirojnë ta zbatojnë NjMP-në duhet të ndjekin procedurën e veçantë të akreditimit.
Hapat orientues për kandidatin janë informimi dhe këshillimi, dokumentimi i të nxënit paraprak, vlerësimi i dëshmive dhe njohja ose certifikimi sipas rezultateve. Dëshmitë mund të përfshijnë dokumente të punësimit, certifikata trajnimi, produkte të punës dhe dëshmi të tjera të lidhura me kompetencat e kërkuara; lloji dhe mjaftueshmëria e tyre përcaktohen nga institucioni vlerësues.
Linku per qasje në platformen e NjMP: https://njmp.rks-gov.net/
Udhëzimi Administrativ MASHT nr. 31/2014 për Njohjen e Mësimit Paraprak.
Udhëzimi Administrativ MASHT nr. 09/2019 për akreditimin e institucioneve që zbatojnë Njohjen
e Mësimit Paraprak në Kosovë.
Politikat dhe procedurat për Njohjen e Mësimit Paraprak në Republikën e Kosovës
Udhëzuesi për kandidatët për NjMP.
Udhëzuesi për institucionet që aplikojnë për akreditim për NjMP.
Formulari i aplikimit dhe modeli i portofolit të kandidatit.
Udhëzimet për vlerësimin e NjMP-së.
Lista aktuale e institucioneve të akredituara për NjMP.
