Rreth nesh
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve është organ i pavarur publik i themeluar në bazë të Ligjit nr. 03/L-060 për Kualifikimet Kombëtare. AKK zhvillon politikat për Sistemin Kombëtar të Kualifikimeve dhe kujdeset për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.
Në fushën që mbulon ligji, AKK aprovon kualifikimet për përfshirje në kornizë, akrediton dhe monitoron institucionet përkatëse dhe ushtron sigurimin e jashtëm të cilësisë së vlerësimit. Për kualifikimet e rregulluara nga legjislacioni për arsimin e lartë ose nga ligje të tjera zbatohen kompetencat e përcaktuara në ato ligje.
Misioni
Misioni ynë është të mbështesim një sistem transparent dhe cilësor të kualifikimeve, të lidhur me nevojat e individëve, ekonomisë dhe tregut të punës, duke zgjeruar mundësitë për vlerësim, certifikim dhe njohje të të nxënit gjatë gjithë jetës.
Vizioni
Një sistem kualifikimesh i besueshëm, i kuptueshëm dhe i krahasueshëm, që u mundëson individëve të dëshmojnë aftësitë dhe të përparojnë në arsim, aftësim dhe punësim.
-
Ekipi i AKK-së
Ekipi profesional i Autoritet Kombëtar të Kualifikimeve Lexo më shumë -
Legjislacioni
Lexo më shumë -
Rregulloret
Lexo më shumë -
Plani i Punës
Lexo më shumë -
Raporti Vjetor
Lexo më shumë -
Bashkëpunimi Kombëtar dhe Ndërkombëtar
Në këtë pjesë gjeni partnerët, organizatat dhe iniciativat me të cilat ndërlidhet puna e AKK-së në zhvillimin e kualifikimeve dhe sigurimin e cilësisë. Përmes… Lexo më shumë -
Projektet e donatorëve
Në këtë pjesë paraqiten projektet që mbështesin zhvillimin e sistemit të kualifikimeve dhe kapaciteteve institucionale. Për secilin projekt publikohen qëllimi, partnerët, kohëzgjatja dhe rezultatet,… Lexo më shumë
