Korniza Kombëtare e Kualifikimeve
Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK) është një komponentë e rëndësishme e sistemit të kualifikimeve në Kosovë. Ajo përfshin të gjitha llojet e kualifikimeve që ofrohen në vend dhe i rendit ato në tetë nivele. Secili nivel përshkruhet përmes tri komponentëve: njohuri, shkathtësi dhe kompetenca. Qëllimi i saj është që kualifikimet të jenë në harmoni me kërkesat e tregut të punës, të rritet cilësia dhe transparenca në arsim dhe aftësim, dhe të mbështetet të mësuarit gjatë gjithë jetës. KKK shërben gjithashtu si bazë për njohjen reciproke të kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KEK).
KKK dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) janë themeluar në bazë të Ligjit Nr. 03/L-060 për Kualifikimet Kombëtare. Korniza u hartua nga AKK në vitin 2011, me mbështetjen e projektit “EU KOSVET V” dhe financim nga Bashkimi Evropian. Në fund të vitit 2016, KKK u referencua zyrtarisht me KEK. Rishikimi i saj filloi në vitin 2017, me mbështetjen e DVV International. Dokumenti i rishikuar dhe i plotësuar u miratua nga Këshilli Drejtues i AKK-së në vitin 2019 dhe u botua në vitin 2020.
Korniza Kombëtare e Kualifikimeve ofron një strukturë të përbashkët për të kuptuar dhe krahasuar kualifikimet në Kosovë. Ajo e lidh nivelin e kualifikimit me rezultatet e të nxënit dhe mbështet përparimin ndërmjet rrugëve të arsimit dhe aftësimit. Në këtë seksion gjeni dokumentin e kornizës, udhëzuesit e zbatimit, regjistrin dhe informacionet për ndërlidhjen me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve.
KKK-ja klasifikon kualifikimet sipas niveleve dhe rezultateve të të nxënit. Niveli shpreh kompleksitetin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të kërkuara. Korniza përfshin kualifikime nga rrugë të ndryshme të arsimit dhe aftësimit, si dhe mundësinë e njohjes së rezultateve të arritura jashtë mësimit formal.
Dokumenti i KKK-së shpjegon nivelet, përshkruesit, llojet e kualifikimeve dhe parimet e kredive. Ai shërben si pikë referimi për zhvilluesit e kualifikimeve, ofruesit, kandidatët dhe punëdhënësit.
-
Dokumentet e KKK-së
Lexo më shumë -
Regjistri i Kualifikimeve Kombëtare
Regjistri i Kualifikimeve Kombëtare ofron informacion për kualifikimet e përfshira në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve. Platforma ndihmon në kërkimin dhe konsultimin e të dhënave… Lexo më shumë -
Korniza Evropiane e Kualifikimeve
Korniza Evropiane e Kualifikimeve është kornizë referimi me tetë nivele, e cila ndihmon në krahasimin e kualifikimeve ndërmjet sistemeve të vendeve të ndryshme. Nivelet… Lexo më shumë -
Referencimi
Referencimi është procesi përmes të cilit përcaktohet dhe argumentohet lidhja ndërmjet niveleve të një kornize kombëtare dhe niveleve të KEK-së. Kosova e referencoi KKK-në… Lexo më shumë -
Ndërlidhja me KEK
Në këtë pjesë gjeni qasje në burimet zyrtare evropiane për Kornizën Evropiane të Kualifikimeve dhe Europass. Këto burime ndihmojnë në kuptimin e niveleve të… Lexo më shumë
