Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve është organ i pavarur publik i themeluar në bazë të Ligjit nr. 03/L-060 për Kualifikimet Kombëtare. AKK zhvillon politikat për Sistemin Kombëtar të Kualifikimeve dhe kujdeset për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.

Në fushën që mbulon ligji, AKK aprovon kualifikimet për përfshirje në kornizë, akrediton dhe monitoron institucionet përkatëse dhe ushtron sigurimin e jashtëm të cilësisë së vlerësimit. Për kualifikimet e rregulluara nga legjislacioni për arsimin e lartë ose nga ligje të tjera zbatohen kompetencat e përcaktuara në ato ligje.

Misioni

Misioni ynë është të mbështesim një sistem transparent dhe cilësor të kualifikimeve, të lidhur me nevojat e individëve, ekonomisë dhe tregut të punës, duke zgjeruar mundësitë për vlerësim, certifikim dhe njohje të të nxënit gjatë gjithë jetës.

Vizioni

Një sistem kualifikimesh i besueshëm, i kuptueshëm dhe i krahasueshëm, që u mundëson individëve të dëshmojnë aftësitë dhe të përparojnë në arsim, aftësim dhe punësim.