Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK)

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK) është hartuar në vitin 2011 nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), me mbështetjen e projektit “EU KOSVET -V-” dhe me financim nga Bashkimi Evropian (BE). Hartimi i KKK është bërë nga stafi i AKK, i mbështetur nga ekspertë dhe konsulentë të ndryshëm. Në këtë proces kanë dhënë kontribut edhe aktorë relevantë si: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ministritë e linjës: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Financave. Poashtu, ndihmë kanë dhënë edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim, Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, HandiKos-i, Shkollat profesionale, Universitetet publike, Kolegjet private, Qendrat e aftësimit profesional dhe partnerët tjerë socialë. Mbështetje kanë dhënë organizatat e ndryshme evropiane dhe partnerët tanë zhvillimorë. Rishikimi dhe plotësimi i KKK ka filluar në vitin 2017. Dokumenti i rishikuar dhe i plotësuar i KKK përfshinë ndryshimet dhe zhvillimet në sistemin kombëtar të kualifikimeve në përshtatje me nevojat e tregut të punës në Kosovë dhe në linjë me politikat dhe zhvillimet në BE. Rishikimi dhe plotësimi i këtij dokumenti është përkrahur nga “DVV International” - Zyra në Kosovë. KKK është aprovuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në vitin 2019. AKK në vazhdimësi do të kujdeset për implementimin e KKK në Kosovë si dhe do ti adresojë kërkesat dhe nevojat e sistemit kombëtar të kualifikimeve në të ardhmen.
  • Korniza Kombëtare e Kualifikimeve

     

  • National Qualification Framework Handbook

     

  • EQF Referencing Report of the Kosovo Qualifications Framework