Politikat dhe procedurat e NjMP

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) vazhdon përpjekjet për njohjen e rëndësisë së arsimit dhe aftësimit profesional në Republikën e Kosovës, në politikë, në sistemin e arsimit në përgjithësi dhe në tregun e punës.Zbatimi i një procesi për njohjen e mësimit paraprak të individëve do ta përforcojë përkushtimin e AKK në ofrimin e një sistemi të fuqishëm profesional për të gjithë, në rritjen e punësimit të të rriturve dhe në rritjen e shkathtësive të fuqisë punëtore në mënyrë të përshtatshme. Ky dokument është zhvilluar në konsultim me palët e interesit të AKK dhe ofron sqarime të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 31/2014 për Njohjen e Mësimit Paraprak. Ai duhet lexuar së bashku me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it Nr. 29/2014 për Kriteret dhe Procedurat për Validimin dhe Aprovimin e Kualifikimeve Kombëtare dhe Akdreditimi i Institucioneve që Ofrojnë Kualifikime në Kosovë. Veç kësaj, ai merr parasysh zhvillimet ndërkombëtare për validimin e mësimit joformal dhe informal (VMJFIF) dhe është në përputhje me Udhërrëfyesin Evropian1 lëshuar nga Cedefop. Dokumenti përcakton përgjegjësitë e palëve relevante të interesit të përfshira në procesin e NjMP, duke përfshirë Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, ofruesit (institucionet e akredituara për arsim dhe aftësim profesional, publike dhe private), profesionistët dhe kandidatët, si dhe akterët tjerë të përfshirë në proces, siç janë partnerët social dhe bizneset. Ai ofron udhëzime që duhen ndjekur dhe kriteret që duhen plotësuar në mënyrë që të ndërtohet dhe ruhet një sistem i fuqishëm i validimit të mësimit paraprak. Synohet që të ndihmohen ofruesit dhe organizatat tjera të përfshira në proces të njohjes së mësimit paraprak përmes dhënies së kualifikimeve të akredituara të AKK, për të zhvilluar  ose azhurnuar politikat dhe udhëzimet e tyre për zbatimin e NjMP ashtu që të përmbushen kriteret e AKK siç është cekur në këtë dokument

Dokumente per shkarkim

Politikat dhe procedurat e NjMP