Punëtoria: Implementimi i qëndrueshëm i një Kornize Kombëtare të Kualifikimeve
Punëtoria: Implementimi i qëndrueshëm i një Kornize Kombëtare të Kualifikimeve
Torino, Itali
Data: 17-18 Maj 2011
Punëtoria “Implementimi i qëndrueshëm i një Kornize Kombëtare të Kualifikimeve”, është mbajtur në Torino të Italisë, dhe organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ETF (Europian Tranining Found).
Në këtë puntori dy ditore përfaqësues të akterëve kryesorë të ILA, AAP dhe partnereve të tjerë social, shtjelluan çështje të ndryshme lidhur me implementimin e qëndrueshëm të KKK-së.
Grupet punues ngritën çështje të cilat ndihmojnë në krijimin e sistemit të kualifikimeve kombëtare përmes Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, siq janë :
- Zhvillimi i standardeve profesionale për kualifikimet prioritare,
- Mbajtja e punëtorisë KAAP – AKK për funksionalizimin e KKK
- Pjesëmarrja e KAAP, AKK në shqyrtimit e strategjisë së OEK
- Mbështetje teknike përmes IPA,
- Kerkesë për mbeshteje nga ana e TAEX për përgaditjen e aplikimit për IPA
- Te definohet qartë, në bazë të kërkesave të tregut të punes (TP), se për cilin lloj të kualifikimeve të Arsimit të Lartë ka nevojë Kosova (Nivelet 5-8),
- KKK, ka ndikim në reformën e kurrikulit duke bërë përshtatjen e nivelit dhe tipit të kualifikimit me theks të veqantë në rezultatet e mesimit (RM), duke dalluar në menyrë qartë nivelin nga niveli.
- Në kualifikimet e zhvilluara në AL përveç përmbajtjes profesionale duhet të përfshihen edhe shkathesitë gjenerike të transferueshme (shkathesitë e komunikimit, punës në grupe, TI, gjuhët e huaja, etj).
- KKK, bazuar në kriteret dhe procedurat për aprovim dhe akreditim ndikon në përmirësimin e cilësisë së sistemit, relevancës se kualifikimet me kërkesat e TP, zhvillimin e kualifikimeve të reja.
- Standardet e cilësisë janë të vendosura nga Agjensioni i Akreditimit të Kosovës (AAK), bazuar në udhëzuesit e Bolonjes (ESG). Institucionet e AL janë përgjegjese për Sigurimin e brendshëm të Cilësisë në bazë të udhëzuesve të Bolonjes (të përgaditura edhe në gjuhën shqipe).
- AKK duhet të bëhet pjesë e rrjetit të organizatave simotra.
- Edhe pse bëhet fjalë për një vendim politik, Kosova duhet të ndërmarrë hapat e duhur për të qenë me afër këtyre zhvillimeve, që t’i bashkohet Komunitetit të Bolonjes.
- IAL në kuadër të zhvillimit të Kualifikimeve duhet të parshikojnë: Kërkesat hyrëse, progresit dhe transferit.
- KKK krijon lehtësira për lidhjen dhe bashkëpunimin në mes të IAL bazuar në sistemet e kredive të AAP dhe ECTS, Njohje e mësimit paraprak, fleksibilitetit,
- KKK Inkurajon institucionet që të zhvillojnë programe dhe të perfshihen edhe nivelin e V (të AL ose AAP) që mundësojnë progresin e mëtejshëm në nivele të tjera, duke inkurajuar institucionet që të bashkëpunojnë në këtë drejtim
- Kualifikimi i zhvilluar duhet të argumentohet me dëshmi të hulumtimit të kërkesave të TP - kjo lidhet edhe me pikat paraprake (të inkurajoje punen praktike për internship, punësueshmërine, zhvillimin e vazhdueshëm profesional etj., duke u mbështetur gjithmonë në Sigurimin e Cilësisë)..
- Asistencë teknike për vendosjen/popullimin e KKK me kualifikime sipas niveleve përkatese sipas nevojave të identifikuara nga institucionet përgjegjese të AAK dhe AKK.
- Asistencë teknike për ngritjen e kapaciteteve institucionale në zhvillimin dhe implementimin e kualifikimeve, përfshirë SC.