Punëtoria 'Sigurimi i Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë'

Punëtoria “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë”

Data: 24 Mars 2011

Vendi: Rings VIP, Prishtinë.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve së bashku me Këshillin Britanik organizuan punëtorinë rreth “Sigurimit të cilësisë në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë”

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z.Ramë Buja hapi këtë takim dhe u zotua për përkrahjen e pandalshme ndaj Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, pasi që ndër prioritet të MASHT-it është edhe sigurimi i cilësisë në arsim.

Poashtu znj. Arjeta Emra përfaqësuese e Këshillit Britanik konfirmoj mbeshtjetjen e AKK-se nga Këshilli Britanik në fushën e sigurimit të cilësisë dhe në fushat tjera.

Në shkurt të vitit 2011 është aprovuar Udhëzimi Administrativ i AKK-së, dhe gjatë kësaj punëtorie u elaboruan para pjesëmarresve kriteret dhe principet që përmban ky udhëzim administrativ për validimin e kualifikimeve dhe akreditimin e ofruesve të APP-së.

Si përfundim nga kjo punëtori doli se:

Roli i KKK, po ashtu edhe i AKK është shumë i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor të Kosovës;

Këshilli Britanik do të mbështesë me asistencë teknike AKK gjatë procesit të akreditimit të kurseve të gjuhës angleze në Kosovë;

AKK do të jetë e gatëshme të bashkëpunojë me të gjithë palët e interesit, MASHT, MPMS, QAP, etj, për të zhvilluar sa më efikas sigurimin e cilësisë në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional;

AKK ka arritur që me anë të kësaj punëtorie të informojë dhe vetëdijësoj akterët relevant lidhur me procedurat dhe principet e validimit dhe akreditimit të të gjithë ofruesve të kualifikimeve profesionale.