Vizita studimore e anëtarëve te Këshillit Drejtues dhe stafit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Vizita studimore
18-24 Shtator 2011
Tallin, Estoni

Një delegacion i bordit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), i udhëhequr nga Ragip Gjoshi, kryetar i bordit, dhe u.d. drejtoresha e AKK-së Teuta Danuza, qëndroi për një javë në Estoni.Vizita u organizua nga projekti “EU KOSVET V” me kërkesën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve të vendit tonë, me qëllim të marrjes së përvojave nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të Estonisë.

Zyrtarët e AKK-së gjatë kësaj vizite, u njoftuan për përvojat nga sistemi i arsimit, sidomos në arsimin profesional, me fokus të veçantë në implementimin e njohjen së mësimit paraprak dhe organizimin e nivelit të pestë të arsimit.

Ata u informuan për rolin dhe procesin e funksionimit të Autoritetit të Kualifikimeve Estoneze në sistemin e arsimit dhe aftësimit, duke parë mundësinë që këto informata të jenë pjesë e punës së Autoritetit të Kualifikimeve në Kosovë

Delegacioni nga Kosova e vizitoi edhe fondacionin "INNOVE", i cili bënë menaxhimin e projekteve të EU në Estoni, Qendrën Kombëtare të Provimeve, Odën Ekonomike Estoneze, Shkollën e shërbimeve ekonomike rurale “Olustvere”dhe Shkollën profesionale “Teko”, ku u priten nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve.

Një pjesë delegacionit kosovar morri pjesë në konferencën ndërkombëtare “Peer Learning Activity” organizuar nga Autoriteti i Kualifikimeve Estoneze.