Ftesë për akreditim

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.

Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë këto kualifikime:


- Administrim Biznesi me profilin: Asistent Administrativ
- Makineri me profilin: Metalpunues


Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 10.02.2012 deri me 05.03.2012.
Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:
1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.
2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.
3. Raportin e vetëvlerësimit.
4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe
5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.


Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyret e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike: www.akk-ks.net.