Konkurs për ekspertë

Në harmoni me Ligjin për Kualifikimet Kombëtare(Nr.03/L-060) dhe Udhëzimin Administrativ për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare dhe akreditimin e institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë( Nr. 1/2011):


Konkurs 

Për pranimin e ekspertëve me marrëveshje mbi shërbimet e veçanta me ditë të caktuara, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime në raport me sektorët profesional:


- Ndërtimtari me profilet: 
1. Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit
2. Instalues i ngrohjes qendrore 
3. Instalues elektrik

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
-Të kenë kualifikim përkatës, Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite  në  fushën përkatëse,
-Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme,
- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve,
-Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës,
-Të kenë njohuri të teknologjisë informative,
- E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.