Ftesë për media
Të nderuar gazetar dhe përfaqësues të medieve,
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) më 12.06. 2012 (e Marte), në ora 10:00, në ambientet e Hotelit “Sirius”, organizon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të akreditimit për ofruesit Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
Certifikatat do të shpërndahen nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prof. Dr. Ramë Buja drejt institucioneve/ofruesve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të dala nga procesi i parë i validimit dhe akreditimit i zhvilluar nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve.
Ftoheni të merrni pjesë në këtë ngjarje!
Me respekt!
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
www.akk-ks.net