Ftesë për validim dhe akreditim

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë këto kualifikime:

- Teknologji ushqimore me profilet:

Furrtar

Mishtar

Qumështar

- Bujqësi me profilet:

Teknik Agrobiznesi

Shitës

Furnitor

- Teknologji Informative me profilin:

Teknologji Informative dhe të Komunikimit

Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 05.09.2012 deri me 28.09.2012.

Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:

1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.

2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.

3. Raportin e vetëvlerësimit.

4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe

5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.

Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyret e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike: www.akk-ks.net.