Konkurs për ekspertë

Në harmoni me Ligjin për Kualifikimet Kombëtare(Nr.03/L-060) dhe Udhëzimin administrativ për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare dhe akreditimin e institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë( Nr. 1/2011):

Konkurs

Për pranimin e ekspertëve me kontratë mbi vepër (kontratë pune), për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime në raport me sektorët profesional:

- Teknologji ushqimore me profilet: Furrtar, Mishtar dhe Qumështar.

- Bujqësi me profilet: Teknik Agrobiznesi, Shitës dhe Furnitor

- Teknologji Informative me profilin: Teknologji Informative dhe të Komunikimit

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-të kenë kualifikim përkatës-Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse,

-Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme,

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve,

-Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës,

-Të kenë njohuri të teknologjisë informative,

- E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve,

-Realizojnë vizita në terren,

-Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me validimin e kualifikimit dhe akreditimin e institucioneve,

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

Email: kaltrina.mulliqi@rks-gov.net

Tel: 038-200-20157

Afati i aplikimit: Nga data 05.09.2012 deri më 28.09.2012.