Trajnimi i personelit përgjegjës për Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP)

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), ka zhvilluar seancën e radhës për trajnimin e personelit përgjegjës të Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) të institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional që kanë aplikuar në AKK për procesin e NjMP. Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësuesit e ofruesve publik të cilët janë në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të ofruesve privat në vend të cilët kanë aplikuar për procesin e akreditimit për NjMP në AKK. Në këtë trajnim u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes për praktikuesit e NjMP, për Koordinatorët e NjMP, Mentorët dhe Vlerësuesit e brendshëm dhe të jashtëm. Ky aktivitet u mbështet nga DVV International, zyra në Kosovë.

Trajnimi per Njmp