Takimi virtual për projektin (“ESVET PRO”)

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, mori pjesë në takimin virtual në të cilin u prezantua Raporti fillestar i projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Rikualifikimet Profesionale dhe Profesionet në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (“ESVET PRO”), financuar nga Bashkimi Evropian dhe i cili zbatohet nga Agjencia e Luksemburgut për zhvillim të bashkëpunimit. Ky projekt në njërën nga rezultatet kryesore ka mbështetjen e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm të komponentës së Njohjes së Mësimit Paraprak për kualifikimet profesionale në Kosovë.