Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK) më datë 30 dhjetor 2020 mbajti mbledhjen e 6-të, të fundit për këtë vit.

KËSHILLI DREJTUES I AUTORITETIT KOMBËTAR TË KUALIFIKIMEVE (KD I AKK) MË DATË 30 DHJETOR 2020 MBAJTI MBLEDHJEN E 6-TË, TË FUNDIT PËR KËTË VIT.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan raportet finale të ekipeve te ekspertëve për Validim të Kualifikimit dhe Akreditim të Institucioneve. Pas shqyrtimit të raporteve, KD-AKK në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve mori vendim për akreditim/riakreditim të 7 Institucioneve me këto kualifikime:

  • Kryolan me kualifikimet: Grim Niveli i III i KKK dhe Parukeri Niveli i IV i KKK;
  • QAP Gjilan – Metalpunues, Niveli i IV i KKK
  • QAP Mitrovicë – Metalpunues, Niveli i IV i KKK
  • IAP Shehu – Zdrukthëtar, Niveli i IV i KKK
  • Shkolla Digjitale Prizren – Programer Junior, Niveli i I i KKK
  • Shkolla Digjitale Pejë – Programer Junior, Niveli i I i KKK
  • IAPP Dituria – Murator dhe punëtorët e ngjashëm, Niveli i III i KKK.

E veçantë e këtij takimi ishte se për herë të parë u bë shqyrtimi dhe aprovimi i raportit të akreditimit për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) në Republikën e Kosovës.

KD-AKK në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve mori vendim për zbatimin e NjMP për:

  • Professional Beauty Academy, për kualifikimin: Parukeri;

KD i AKK në këtë takim aprovoi aplikacionin për hyrje ne proces te validimit/rivalidim dhe akreditimit/riakreditim për institucionet në fjalë me kualifikimet përkatëse: 

  1. AFAS -Nëpunës Kontabiliteti
  2. Qendra Social edukative “Don Bosko” – instalues i ujësjellësit dhe kanalizimi, instalues i ngrohjes qendrore dhe instalues elektrik. 
  3. DermaCareSpa - Estetikë
  4. Deutchzentrum Kosovo – Gjuhe gjermane
  5. Shkolla profesionale UBT – Gjuhe angleze

KD i AKK aprovoi rregulloren për përcaktimin e procedurave për aplikimin e Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) për akreditim institucional, validim dhe aprovim të kualifikimeve sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), dhe për aplikim të institucioneve që zbatojnë Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP).

Për të parë listën me institucione të akredituara dhe kualifikime valide për regjistrim të kandidateve/studentëve, ju lutem klikoni këtu..

Për të parë listën me standard të profesionit te aprovuara dhe të pa aprovuara deri më tani, ju lutem klikoni këtu

  

Me respekt, 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve