Java virtuale të edukimit tërë-jetësor në Kosovë, 30 Nëntor - 04 Dhjetor organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe DVV International

Në javën virtuale të edukimit tërë-jetësor në Kosovë,  30 Nëntor - 04 Dhjetor organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe DVV International, morri pjesë përfaqësuesi i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) z. Milot Hasangjekaj, nga sektori i kualifikimeve. 

Në këtë seance u prezantua çështja rreth Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, proceset e verifikimit, validimit dhe akreditimit të kualifikimeve të Arsimit dhe Aftësimi Profesional (AAP) me fokus të veqant në komponentën e Njohjes së Mësimit Paraprak(NjMP). Në këtë pjese u elaborua zhvillimi dhe implementimi i NjMP që nga aspekti i politikave, infrastruktura ligjore e deri tek praktikimi si një mundesi e re e certifikimit tani në Kosovë. 

Në këtë takim virtual u mundesua edhe diskutimi rreth çështjeve me interes lidhur me temën e NjMP nga rreth 50 pjesëmarrësit të cilët përfaqësonin institucione të ndryshme si palë relevante në sistemin e AAP në Kosovë.

JAVA Virtuale

JAVA Virtuale