Këshilli drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD-AKK) mbajti mbledhjen e 5-të

Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (KD i AKK) më datë 01 dhjetor 2020 mbajti mbledhjen e 5-të.

KD AKK 5


Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan raportet finale të ekipeve te ekspertëve për Validim te Kualifikimit dhe Akreditim te Institucioneve. Pas shqyrtimit të raporteve, KD-AKK në harmoni me legjislacionin në fuqi, dhe në përputhje me rekomandimin e ekspertëve mori vendim për Akreditim të 5 Institucioneve me keto kualifikime:

  • SHPDK - Instruktor në vendin e punës, niveli i IV i KKK
  • Camellias - Grim, niveli i III i KKK
  • International Beauty Brands - Manikyr, niveli i III i KKK 
  • Star Nails Academy, SH.P.K - Manikyr, niveli i III i KKK
  • QAP "Sauda" me këto kualifikime : Grim- niveli i III i KKK  dhe Parukeri, niveli i IV i KKK.

KD i AKK në këtë takim aprovoi aplikacionin për hyrje ne proces te validimit dhe akreditimit për institucionin Instituti per Kontabilitet, Auditim dhe Financa - IKAF me këto kualifikime : 

  1. Nëpuës i Kontabilitetit
  2. Teknik i Kontabilitetit 
  3. Kontabilist i Certifikuar
  4. Auditor i Certifikuar
  5. Auditor i Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik
  6. Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar
  7. Vlerësues i Bizneseve i Licensuar
  8. Ekspert i licensuar i Forenzikës Financiare
  9. Këshilltar Tatimor
  10. Këshilltar Tatimor Licensuuar
  11. Kontroller i Certifikuar
  12. Kontroller i Licensuar
  13. Menaxher i Riskut i Certifikuar
  14. CFO i Certifikuar
  15. Auditor i IT i Certifikuar 
  16. Certifikim në IPSAS
  17. Zyrtar i Certifikuar në Menaxhimin e Financave Publike

KD AKK 5

KD i AKK aprovoi rregulloren për përcaktimin e procedurave për Aplikimin e Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) për akreditim institucional, validim dhe aprovim të kualifikimeve sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), dhe për aplikim të institucioneve që zbatojnë Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP).

Për të parë listën me institucione te akredituara dhe kualifikime valide për regjistrim të kandidateve/studentëve, ju lutem klikoni këtu..

Për të parë listën me standard te profesionit te aprovuara dhe te pa aprovuara deri me tani, ju lutem klikoni këtu

  

Me respekt, 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve