Takimi i Grupit Këshilldhënës të Kornizës Europiane të Kualifikimeve

Përfaqësuesit e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, morën pjesë në takimin e 54 të rregullt dy ditor të Grupit Këshilldhënës të Kornizës Europiane të Kualifikimeve në platformën online.
Dita e parë e këtij takimi mbuloi temat mbi zhvillimet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse, përditësimi i raportit të referencimit të shtetit të Irlandës, si dhe “PLA” për kualifikimet ndërkombëtare.
Dita e dytë do të mbuloj temat mbi validimin pra Njohjen e Mësimit Paraprak me fokus individin.
AKK përfaqëson Kosovën dhe është anëtare e Grupit Këshilldhënës të Kornizës Europiane të Kualifikimeve që nga viti 2014 dhe po ashtu AKK ka bërë lidhjen zyrtare të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës me atë Europiane në vitin 2016.
 
Takimi i KKK Evropian
 
Takimi i KKK