Takimi Virtual i Forumit për sigurimin e cilësisë për arsim dhe aftësim profesional

Me ftesë të Fondacionit evropian për trajnime (ETF) AKK mori pjese në Forumin për sigurimin e cilësisë për arsim dhe aftësim profesional të mbajtur me date 16.11.2020.
Forumi për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional të Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF QA Forum) mbajti një takim virtual për Peer visits/vizitat e kolegëve si mjet i vlerësimit të jashtëm.
 
Takimi i ETF
 
Përmes këtij takimi virtual, u diskutua se si te mbështeten Peer visits ( vizitat e kolegëve) ne rolin e vlerësuesit te jashtëm, dhe si mund të mbështetet procesi i vetëvlerësimit dhe vlerësimit të kolegëve në nivelin e ofruesve të AAP-së dhe po ashtu në nivelin e politikave.
Po ashtu u diskutua se si Peer visits/vizitat e kolegëve mund të përdoren si vlerësime ndërkombëtarë të kolegëve të forumit, politikave kombëtare dhe ndërmjet institucioneve të cilat ofrojnë AAP në vendin tonë.
Përfaqësuesit nga Austria dhe Tunizia paraqiten përvojat e vendeve të tyre në zbatimin e Peer visits/vizitave të kolegëve ne cilësinë e vlerësuesve te jashtëm për institucionet e tyre.
Po ashtu ETF ne kuadër te panelit kishte të angazhuar edhe ekspert nga Britania e Madhe te cilët gjithashtu i kanë ndarë përvojat nga vendet e tyre, fillimisht informoi anëtaret e Forumit për rëndësinë e këtij procesi, rëndësinë e planifikimit të këtij procesi dhe zbatimin e tij.
 
Takimi i ETF