Njoftim për shtyerje të konkursit për ekspertë

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është shtyer afati për aplikim të ekspertëve me kontratë mbi vepër (kontratë pune), për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këta sektorë profesional:

- Teknologji ushqimore me profilet:

Furrtar

Mishtar

Qumështar

- Bujqësi me profilet:

Teknik Agrobiznesi

Shitës

Furnitor

- Teknologji Informative me profilin:

Teknologji Informative dhe të Komunikimit

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

- Të kenë kualifikim përkatës

- Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse,

-Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme,

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve,

-Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës,

-Të kenë njohuri të teknologjisë informative,

- E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve,

-Realizojnë vizita në terren,

-Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me validimin e kualifikimit dhe akreditimin e institucioneve,

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

Ose Email: kaltrina.mulliqi@rks-gov.net

Tel: 038-200-20157

Afati i aplikimit: Nga data 10.10.2012 deri më 14.10.2012.

Për me shumë klikoni: www.akk-ks.net