KONKURS

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve hap konkurs për ekspertë me marrëveshje për shërbimet e veçanta për të punuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve të profesionit si dhe në procesin e validimit dhe të akreditimit nga:

 

1. Sektori i energjetikës: (Punëtorët e impiantit për gjenerimin e energjisë) 

2. Sektori i tekstilit: (Punëtorët e zejes me tekstil, lëkurë dhe materiale të ngjashëm)

3. Sektori i prodhimtarisë: (Nëpunës i prodhimit (përpunimit)

4. Sektori i perpunimit: (Prodhuesit e tapicerive (sfungjerëve) dhe të ngjashëm)

5. Sektori i turizmit: (Teknik/e për hotele-restorante)

 

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
  • Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
  • Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
  • Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
  • Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë përkatëse,
  • Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të   institucioneve,
  • Realizojnë vizita në terren,
  • Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
  • Kontribuojnë  në përgatitjen e raportit që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
  • I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet,  ti paraqesin dokumentet si në vijim:

  • CV në formatin europass;
  • Diplomat dhe certifikatat;
  • Referencat

 

Dokumentet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen.  Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike në adresën donjeta.n.gashi@rks-gov.net. 

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë. Tel: 038- 212 595  Afati i aplikimit: Nga data 12.06.2020 deri më 25.06.2020. Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net