KONKURS

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve hap konkurs për ekspertë me marrëveshje për shërbime të veçanta në pozitat si ne vijim: 

1. Ekspert të sigurimit të cilësisë në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP)

2. Ekspert për trajnim të ofruesve që zbatojnë Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP)

3. Ekspert për trajnim të ekipeve vlerësuese në procesin e akreditimit të institucioneve për zbatimin e NjMP-së

4. Ekspert për hartimin e rregullores së brendshme për aplikim në proceset e AKK 

Kandidatët për pozitën ekspert të sigurimit të cilësisë të IAAP duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikim të arsimit të lartë;
  • Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
  • Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
  • Të kenë njohuri të teknologjisë informative.


Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë përkatëse,
  • Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të institucioneve, 
  • Realizojnë vizita në terren, 
  • Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
  • Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
  • I raportojnë Drejtorit të AKK.

Kandidatët për pozitën ekspert për trajnim të ofruesvë që zbatojne NjMP dhe ekpsert per trajnim të ekipeve vlerësuese për NjMP duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikim të arsimit të lartë;
  • Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, trajnim, menaxhim apo të ngjashme;
  • Të kenë njohuri në proceset e NjMP;
  • Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
  • Të kenë njohuri të teknologjisë informative.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë përkatëse; 
  • Bashkëpunojnë me personelin e AKK; 
  • Hartojnë dhe prezantojnë materialet për trajnim;
  • Zhvillojnë seanca trajnimi;
  • Hartojnë raporte pune.


Kandidatët për pozitën ekspert për hartimin e rregullores së brendshme për aplikim në proceset e AKK duhet të plotësojnë këto kushte: Ø Të kenë kualifikim të arsimit të lartë; Ø Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në administratë publike, menaxhim apo të ngjashme; Ø Të kenë njohur rreth procesit te akreditimit dhe validimit; Ø Të kenë njohuri të teknologjisë informative. 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë përkatëse;
  • Shqyrtojnë dokumentet egzistuese të AKK, si dhe dokumentet tjera ligjore në fuqi;
  • Mbështesin dhe ndihmojnë AKK në harmonizmimin (hartimin e draftit final) të rregullores së brendshme me dokumëntët tjera dhe legjislacionin në fuqi për aplikim në proceset e AKK;
  • Bashkëpunojnë me personelin e AKK; Ø Hartojnë raporte pune.

 Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, ti paraqesin dokumentet si në vijim:

  • CV në formatin europass;
  • Diplomat dhe certifikatat;
  • Referencat

Dokumentet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen. Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike në këtë adresë donjeta.n.gashi@rks-gov.net.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë. Tel: 038- 212 595 Afati i aplikimit: Nga data 12.06.2020 deri më 25.06.2020. Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net