Njoftim
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) njofton se pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia e Koronavirusit (COVID–19), në zbatim të këtij vendimi dhe ruajtjes së shëndetit të stafit dhe qytetarëve që kërkojnë shërbime, i ka reduktuar aktivitetet e veta duke u përpjekur që t’i përmbushë funksionet e veta themelore përmes punës në distancë.
Në këtë kuadër, AKK ka përcaktuar përgjegjësitë e zyrtarëve të saj sipas fushave që mbulojnë, të cilët, në pamundësi të komunikimit të drejtpërdrejtë fizik me palë dhe institucione këtë po e bëjnë përmes komunikimit elektronik.
Njoftojmë qytetarët dhe institucionet që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i adresuar kërkesat dhe aplikacionet zyrtare në AKK, përkatësisht, në adresat elektronike të stafit përkatës: donjeta.nimani@rks-gov.net (Njohja e mësimit paraprak); milot.hasangjekaj@rks-gov.net (Kualifikimet); avni.gashi@rks-gov.net dhe kaltrina.mulliqi@rks-gov.net (Sigurimi i cilësisë dhe standardet e profesionit), donjeta.n.gashi@rks-gov.net (Çështje administrative); pakizeisufaj@yahoo.com (Buxhet dhe Financa) dhe vilzann@hotmail.com ( IT).
Kjo formë e punës dhe funksionimit do të vijoj deri në vendimet e ardhshme të Qeverisë, ndërsa për çfarëdo ndryshimi të mundshëm do të njoftojmë me kohë.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!
Me respekt,
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve