KONKURS

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve të profesionit si dhe në procesin e validimit dhe të akreditimit nga:

1. Sektori Informatikë:
    Administrues i rrjetave
    Zhvillues i web aplikacioneve
    Teknologji informative dhe komunikim

2. Sektori i ekonomisë
    Teknik i kontabilitetit
    Kontabilist i certifikuar
    Auditor i certifikuar

3. Sektori i shërbimeve
    Grimer
    Pedikyrist
    Parukier
    Manikyrist
    Estetikë

4. Gjuhë Angleze
   Gjuhë frënge

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
     Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
     Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
     Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
     Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
     Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
      Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,
      Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të institucioneve,
      Realizojnë vizita në terren,
      Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
      Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
      I raportojnë Drejtorit të AKK.
Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, ti paraqesin dokumentet si në vijim:
     CV në formatin europass;
     Diplomat dhe certifikatat;
     Referencat.
Dokumentet që nuk I plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen.
Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tek donjeta.n.gashi@rks-gov.net.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.
Tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit: Nga data 13.02.2020 deri më 19.02.2020.
Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net