Konkurs për plotësimin e vendit te lirë të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë ligjor
Orari i punës: Orar i plotë i punës
Koeficienti: 8
Raporton tek: Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
Lloji i pozitës: I karrierës
Kohëzgjatja: Akt Emërim
Periudha provuese: 3 muaj
Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i mbështetjes profesionale përmes analizave, këshillave, rekomandimeve, ekspertizave si dhe hartimit të projektmarrëveshjeve, projektvendimeve, projekt akteve të tjera, si dhe meaxhimit te burimve njerezore, për të siguruar përmbushjen e mandatit dhe objektivave të përcaktuara të AKK ne puthje me rregullat dhe procedurat ligjore në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
       Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës, harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet
       Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e AKK në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi
       Analizon pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës nga fushveprimtaia e AKK
       Siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të tri gjuhët zyrtare, si dhe përcjellë dhe menaxhon procedurat e hartimit dhe dorëzimit të akteve ligjore dhe nënligjore nga fushveprimtaria e AKK
       Siguron që procesi i validimit dhe akreditimit realizohet në bazë të legjislacionit në fuqi
       Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë se AKK dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit%
       Zhvillon, zbaton dhe monitoron të gjitha procedurat e kërkuara të personelit që kanë të bëjnë me planifikimin e burimeve njerëzore, kërkesat e përzgjedhjes dhe të rekrutimit të personelit, për të siguruar që AKK funksionon në përputhje me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira
       Zhvillon proceduren administrative dhe ofron mbështetje profesionale për udhëheqësin lidhur me zbatimin e legjislacionit nga fushveprimtaria e AKK, si dhe menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore
       Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
      Njohje e mirë në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe/ose serbe, ndërsa preferohet njohja e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.
      Trajnime përkatëse në fushën e legjislacionit.
      Njohje të mira të kuadrit ligjor dhe teknikave legjislative në Republikën e Kosovës, rregullave dhe procedurave nga fushveprimtaria e AKK;
      Aftësi për kryerjen e detyra, me mbikëqyrje të kufizuar dhe në suaza të arsyeshme të pavarësisë në punë, brenda fushës së përgjegjësive, me përdorimin e njohurive dhe përvojës profesionale;
      Aftësi që përfshijnë kryerjen e analizave, dhënien dhe formulimin e rekomandimeve për shqyrtim dhe miratim nga eprori i drejtpërdrejt;
      Prirje për zgjidhjen e problemeve, për të vlerësuar faktorët relevantë dhe për të përdorur iniciativën për t’i përshtatur praktikat ekzistuese në situata dhe rrethana të reja;
      Ushtrimi i përgjegjësive, në suaza të pavarësisë në punë, dhe përmbushja e detyrave, sipas pritjeve më të larta, në të gjitha çështjet e përditshme profesionale, procedurale dhe teknike, në përputhje me ligjet, rregulloret dhe udhëzimet administrative.
     Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve: Ëord, Excel, Poëer Point, Access.
     Diplomë universitare në shkencat juridike.
     Minimum 3 (tre) vite përvojë pune profesionale

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Formularët për aplikim merren në zyrën administrative të AKK, adresa Rr. Agim Ramadani nr. 26 Prishtinë-Qendra e Studentëve ose në ueb-faqen e AKK -së.

Me rastin e aplikimit kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
     • Diplomën e shkollimit
     • Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
     • Dëshmi për përvojë pune
     • Pasqyra e trustit pensional
     • Certifikatë që nuk jeni nën hetime
     • Dokumentin e identifikimit

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dokumenteve të nevojshme mund të dorëzohen drejtpërdrejtë tek Zyrtarja administrative ose përmes postës.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e konkursit
Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit nga data 13. 09. 2019 deri më 27. 09. 2019.
Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net